fbpx

Moti sot: Reshjet pushojnë gjatë ditës, pason stabilizimi i përkohshëm i motit

nga Revista Kosovarja

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës, por dhe orëve të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Më vonë, vranësirat fillojnë të shpërndahen, duke hapur qiellin rrezeve të diellit.

Pasdite rreth viseve malore mund të mbeten kushte për riga shiu. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 15C, derisa gjatë ditës shënojnë një rritje të lehtë në 21C e 24C.

Të enjten pritet një stabilizim i përkohshëm i motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje në 26C e 27C.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]