fbpx

Motoçiklistët serbë s’lejohen të futen në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Dhjetëra motoçiklistë të cilët ishin nisur nga qytete të ndryshme të Serbisë në drejtim të Kosovës, janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka treguar se motoçiklistët s’janë lejuar të futen në Kosovë.

Ai tha se motoçiklistët janë shpërndarë dhe se nga Jarinja do të largohen edhe përforimcet policore që ishin dërguar atje.

“Motoçiklistët të cilët kanë ardhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, janë shpërndarë. I kemi njoftuar se nuk mund të hyjnë në Kosovë. Shumë shpejt do të largohen edhe njësitet policore nga aty”, ka thënë Elshani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]