fbpx

Motoçiklisti spanjoll vdes pas aksidentit të pësuar gjatë garës

nga Revista Kosovarja

Një tjetër ngjarje tragjike ka prekur sportin botëror.

Motoçiklisti spanjoll, Borja Gomez ka vdekur sot pas një aksidenti të rëndë gjatë provave të lira në pistën Magny-Cours në Francë.

20-vjeçari raportohet se humbi kontrollin e motoçikletës ndërsa po dilte nga një kthesë dhe u rrëzua, pas së cilës u godit nga një tjetër garues që nuk mundi të shmangte kontaktin.

Gomez nuk mundi të mbijetonte edhe përkundër ndihmës së shpejtë të stafit mjekësor.

Ai garonte për ekipin Honda Laglisse.

Kujtojmë që ditën e sotme tragjikisht vdiq edhe futbollisti i Liverpulit, Diogo Jota, së bashku me vëllaun e tij Andre Silva, pas një aksidenti me makinë në zonën Zamora në Spanjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]