fbpx

Motra e Dua Lipës, Rina, shfaqet plot stil gjatë ‘Javës së Modës’ në Londër

nga Revista Kosovarja

Motra e Dua Lipës , Rina, u shfaq plot stil teksa mori pjesë në shfaqjen e ‘KNWLS’ gjatë Javës së Modës në Londër në The Mills Fabrica .

Modelja, 21 vjeçare kishte veshur në një bluzë rozë të ngushtë me printime të verdha me lara-lara, të cilat i bashkoi me pantallona të ngjashme dhe këpucë të zeza me shkëlqim. Ajo e kombinoi me një çantë të vogël ngjyrë blu të zbehtë.

Rinës së shpejti iu bashkua edhe ish-e dashura e Romeo Beckham, Mia Regan, e cila e kishte veshur një një triko ngjyrë kafe.

Modelja e kishte kombimuar veshjen e saj me një fund lëkure, si dhe geta të bardha dhe çizme lëkure kafe.

Rina festoi disa ditë më parë 21 vjetorin e saj dhe urimin më të veçantë e mori nga Dua.

Këngëtarja, e cila është pesë vjet më e madhe se Rina, e quajti motrën e saj “dritën e jetës sime” teksa ajo ndau një sërë fotosh ndër vite.

Imazhi i kopertinës ishte një rikthim i ditëve të porsalindur të Rinës. Imazhet e tjera të albumit theksuan lidhjen e ngushtë të vajzave, pasi ato pozonin pranë pishinës të veshura me bikini.

“Gëzuar ditëlindjen drita e jetes sime! ~ motra ime @rinalipa te dua te dua te dua ❤️ 21!!!!! ❤️”- shkroi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]