fbpx

Motra e Egzon Ademit që ra në humnerë, na bënë të qajmë me lot me këto fjalë

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë të gjithë u shokuan nga lajmi i vdekjes së të riut Egzon Ademi, i cili ra në humnetë teksa po shkonte në Bjeshkët e Rugovës.

Ikja e Egzonit në moshë të re dhe në këtë mënyrë, shkaktoj dhimbje të jashtëzakonshme për familjen, miqtë, shoket e kolegët.

Motra e 33 vjeçarit, Saranda Ademi, gjatë gjjthë kohës në faqen e saj në Facebook shkruar me dhimbje të thellë për humbjen e vëllait të saj, shkruan “Kosovarja”.

Saranda, që jeton prej vitesh në Zvicër, i ka dedikuar edhe këto vargje prekëse njeriut të saj të shtrenjtë, të cilit ditë më parë i dhanë lamtumirën e fundit nga kjo botë.

Në cilën dhimbje
Të të kërkoj!

Emrin tënd
S’e shkruaj dot
Nëpër ditarë
Prej kujtimesh!

As në kornizat
E një të djeshmeje
Portretit tënd
S’i gjej dot vend!

Po…dallg’ e mallit
Kur më rrëmben
E flakët shpirtit
Më flakërojnë,

Më thuaj motrës
Ti Engjëllush
Në cilën dhimbje
Të të Kërkoj!!!

Zvicër 05.12.2021
S.A

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]