Motra e këngëtares Enca, Uindi Haxhia, është tashmë pjesë e panelit të rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”. Ditën e djeshme ajo ka vendosur që të bëjë një pyetje për personat që kanë qenë pjesë e “Big Brother”.
Nevina Shtylla dhe Graciano Tagani e ngacmuan Uindin, duke thënë se ajo me këtë pyetje lë të kuptojë se po bëhet gati për edicionin e radhës të reality show-t.
Haxhia më pas shprehet “mua nuk ma mban për Big Brother me thënë të drejtën, por si opinioniste me dhënë ndonjë opinion do isha kënaq”.
Pjesë nga biseda:
Uindi: Unë në fakt kisha një pyetje për ju që keni qenë pjesë e “Big Brother”, si është ai viraliteti kur del? Si ndihesh? Çfarë ka ndryshe nga viraliteti tjetër, si e keni përballuar?
Nevina: Se Uindi ka nisur që të mbledhë dhe të mbajë shënime.
Graciano: Mesa po kuptoj, Uindi po bëhet gati…
Nevina: Më duket se kemi një parapërgatitje…
Graciano: Ideja është kur je brenda në Big, pak a shumë e di se ku je, nuk je i saktë 100 për qind por arrin të kuptosh nga klipet, nga njerëzit hyrjet dhe daljet.