fbpx

‘Motra e saj më ofendoi, ajo m’i kapi flokët’, Xhuli tregon detaje nga konflikti me Dafina Zeqirin

nga Revista Kosovarja

Pak kohë më parë Juliana Nura ose siç njihet me emrin Xhuli bëri një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo tregoi se si shumë vite më parë ishte përleshur fizikisht me këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.

Së fundmi Stresi i ka drejtuar një pyetje me spec në lidhje me këtë situatë. “A mendon se një grua e fortë si ti, që flet për feminizëm dhe mbrojtjen ndaj gruas, dha një shembull të mirë duke përmendur dhunën ushtruar ndaj një gruaje tjetër qoftë dhe si vetëmbrojtje?”, i ka thënë ai.

Në përgjigjen e saj Juliana ka dhënë më shumë detaje rreth sherrit (versionin e saj): Ishim në një vend të përbashkët, kafe ose një lokal. Ishte me motrën e saj dhe në atë kohë ishim dy fytyra që ishim përfolur dhe motra e saj më ofendoi rëndë. Ajo erdhi nga shpina dhe m’i kapi flokët. Nuk është sulm, por vetëmbrojtje. Nuk kam filluar unë e para por ka filluar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]