Bergita Allaku-Krasniqi, Merita Mulaj-Krasniqi dhe Mirelinda Palushaj-Krasniqi, janë tri motrat nga Peja, por të rritura në Luzern të Zvicres, që nuk po ndalen me punën dhe aktivitetin e tyre në fushën e pastiqerisë dhe dekorit.
Ato janë motrat të cilat shkëlqejnë në çdo punë që bëjnë. Në rastin e tyre, jetësohet tamam thënia e famshme “Bashkimi bënë fuqinë”.
Merita, Bergita e Mirelinda, ani pse bashkëshorte dhë nëna me fëmijë, ja dalin që biznesin e tyre ta qojnë përpara dhe të bëjnë punë të mrekullueshme në fushën e dekorit dhe atë të ëmbëlsirave, duke bërë që festat, gëzimet dhe eventet e klientëve të tyre të jenë tejet të veçanta, shkruan “Kosovarja”.
Bergita është mjeshtre e dekorit, që këtë punë e ka nisur duke dekoruar në familje, per ta vazhduar më pas në mënyrë profesionale tek shumë klient të biznesit të saj Sweet Event B.
Klienti i parë që ishte i interesuar për dekor, qëlloj të jetë një personazh i njohur, futbollisti i Zvicres, Breel Embolo, i cili donte që motrat të planifikonin çdo detaj të festës së ditëlindjes së Evites, vajzes së tij të dashur. Ditëlindja e Evites padyshim që shkëlqlej. Tutje erdhen shumë oferta dhe festa e evente, të cilat tri motrat i organizojnë në mënyrë të jashtëzakonshme.
Për ëmbëlsirat kujdeset më e madhja nga motrat Krasniqi, Merita, e cila prej dhjetë vitesh merret me përgatitjen e tortave. Ajo, është e njohur edhe përmes biznesit të saj Sweet Mery_m, ku tortet kanë shije dhe pamje mbreslënëse. Porositë nuk mungojnë asnjëherë.
Mirelinda, me e reja nga motrat punon dhe ndihmon në prapvijë, pasi kujdeset për marrjen e porosive, punët administrative e gjëra të tilla që gjithashtu kanë mjaftë rëndësi. Mirelinda gjithashtu është krijuesja e faqes Sweet Gift_l, që merret me dhurata si Hot Air Ballon, me buqeta me lule të gjalla dhe dhurata të personalizuara për të gjithë ata që duan të bëjnë një dhuratë unike.
Merita, Bergita e Mirelinda, shprehen të kënaqura që punojnë sëbashku dhe e kanë njëra tjetren gjjthmonë përkrah. I falenderohen nënës së tyre për rriten me mund dhe edukaten që u ka dhënë, duke ju thënë se në këtë jetë asgjë nuk fitohet pa mund. Treshja, tregojnë se e kanë përkrahjen e babait dhe vëllait, që gjjthashtu janë ndihmë për to, por edhe të motrave të tjera që i përkrahin në çdo moment. Falenderimi i tyre i madh shkon për bashkëshortët që i përkrahin dhe ndihmojnë që ato të mos ndalen.
Motrat tregojnë se kanë qenë mjaftë të angazhuara edhe në kohën e pandemisë, andaj e falenerojnë çdo klient që i beson punës së tyre, që ato e bëjnë me zemër.
@sweetevent_b #firmung #suprise #dekor #hochzeit #wedding #darsem #fest #dekoration #balloon #blume #gold #verlobungsdeko #decoration #birthday #deco
Të talentuara, kreative, profesionte të dëshmuara, korrekte dhe nëna të shkëlqyera. Këto janë motrat që nuk ndalen asnjëherë në rrugën e suksesit.
@sweetevent_b #disney #minniemaus #pink #deko #balloon #dekoration #geburtstag #geburtstagsdeko #girlande #dekoideen #party #erstergeburtstag #zürich