Pas disa projekteve muzikore të suksesshme, Nora dhe Era Istrefi i janë larguar për disa ditë angazhimeve për të shijuar pushime relaksuese pranë detit.
Të dyja motrat kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku për një arratisje familjare, ku nuk mungojnë as vajza e Norës, Renee, motra tjetër Nita, si dhe nëna e tyre, që duket se po kalojnë momente të bukura dhe të mbushura me dashuri.
Ishte Nora ajo që ndau me ndjekësit një kolazh të fotografive nga pushimet, ku ato shfaqen formë të shkëlqyer fizike. Fotot janë realizuar pranë bregdetit, por pa zbuluar saktësisht lokacionin e tyre, gjë që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve në rrjetet sociale.
Pushimet duket se janë një mundësi e mirë për motrat Istrefi jo vetëm për të çlodhur trupin dhe mendjen, por edhe për të kaluar kohë me familjen, larg skenës dhe jetës së përditshme publike.
View this post on Instagram