17
Motrat më të dashura të muzikës popullore shqiptare, Safete dhe Sahide Mustafa, kanë befasuar fansat me një paraqitje tërësisht të re dhe plot hijeshi në fotografinë e tyre të fundit të publikuar në rrjete sociale.
Të njohura prej dekadash për zërat e tyre të veçantë dhe stilin autentik, Safetja dhe Sahidja kanë treguar se mosha është thjesht një numër.
Në këtë imazh të fundit, ato duken më elegante se kurrë, shkruan “Kosovarja”.
Ky ndryshim i Motrave Mustafa vjen si dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj vetes dhe publikut të tyre.