fbpx

Motrat Vjollca marrin vëmendje me paraqitjet e tyre në Milano

nga Revista Kosovarja

Bukuroshet nga Shqipëria, Marina dhe Luana Vjollca, kanë qenë të pranishme edhe sivjet në Javën e Modes në Milano.

Ato kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tyre atraktive dhe me plot stil.

Marina dukej atraktive në një kostum të bardhë të markës së lartpërmendur, të cilin e kombinoi me kapelë rozë, taka të ngjashme, syze po ashtu dhe reçipeta rozë.

Luana nga ana tjetër u shfaq me një triko interesante të zezë me pantallona kafe dhe xhaketë lëkurë gjithashtu kafe.

Të njëjtat shquhen për stilin unik si dhe për daljet e tyre në publik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]