Mounir Kosova sjell artistët nga Dubai për Workshop në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Emri i mjeshtrit të madh të parukerisë. Mounir, është i njohur globalisht për punën dhe produktet e tij të jashtëzakonshme.

Mounir është “aty ku lindin arti dhe pasioni”. Idetë e Mounir i tejkalojnë pengesat kulturore, ai është i famshëm dhe i pëlqyer në të katër anët e botës. I njohur për teknikat vizionare dhe metamorfike të tendencës, Mounir është maestro i flokëve nga më të kërkuarit kudo.

Risit nga Mounir Kosova

Ndërkohë, Marka Mounir për herë të parë në Ballkanin Perëndimore sjell stafin e tij nga Dubai për të mbajtur Workshop me datën 10 dhe 11 qershor duke filluar nga ora 09:30-17:30. Aty do të shpkegihen të gjitha produktet Mounir si dhe do bëhet balayage, ombré, shatir, prerje, Hair Extension në modele.

Kjo është mundësi e artë të mësoni teknikat më të fundit të përdorura nga pioneri i fushës me stafin e tij.

Në kuadër të këtij Workshop-i, pjesëmarrësit do të pajisni me produktet Mounir dhe Çertifikaten Mounir.

Pjesëmarrës në këtë Workshop do të jenë dizajner nga të gjitha trevat e Ballkanit, si Kosovë, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Bosnje Hercegovin, Mali i zi, etj. Do të ketë përkthyes në gjuhën shqipe dhe serbe.

Mounir products Kosova, së shpejti me lokacion te ri në Prishtinë, duke hapur studion e re dhe dyqanin për trajnime dhe shkollim.

Ju mirëpresim.
www.mounirproductskosovo.com
@mounirproducts.kosovo
+38348443666

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]