fbpx

Mozzik krahë krerëve politikë që po gjykohen në Hagë, bën thirrje për lirimin e tyre

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur, Gramos Aliu – Mozzik, ka treguar gjithmonë simpatinë e tij ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Duke qenë se dyshja si ish – krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë nën akuze për krime lufte, teksa tash e një kohë ekziston një fushatë e qytetarëve të Kosovës për lirimin e tyre.

Kësaj fushate i është bashkangjitur reperi i cili ka postuar fotografi krahë dyshes kur ishte në vizitë për t’ua dhuruar albumin e tij “Mozzart” me autograf, gjersa edhe i kishte falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë si rap-artist.

Pas imazhe nga takimi me ta, Mozzik ndau dhe një fotografi të Stemës së UÇK-së me imazhin e krerëve politikë të gjykuar, ku shkruhet “Kosovës i mungojnë”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]