fbpx

Mozzik me dedikim të veçantë për Loredanën dhe Hanën nga Meka

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik prej ditësh po qëndron në Arabinë Saudite.

Rap-artisti nga Ferizaj po bën vizitë në vendet e shenjta, Medinë dhe Mekë, nga ku po e dokumenton udhëtimin e tij edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e fansave ishte dhe një fotografi e postuar nga Loredana në InstaStory.

Reperja ka postuar një letër ku shkruhet emri i saj dhe Hanës që lë të nënkuptohet se është shkruar nga Mozzik.

Theksojmë që ish-çifti ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre.

Herën e fundit që të dy u panë bashkë ishte pikërisht në ditëlindjen e të bijës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]