54
Jo edhe shpesh artistët e estradës kujtojnë jetën e tyre përmes fotografive të vjetra.
Shumica e tyre pothuajse ndajnë momente vetëm nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale.
Megjithatë, Mozzik së fundi ka postuar një foto në storien e tij në Instagram derisa shihet në krahët e babait të tij.
“Unë dhe babai im dikur”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë reperi.
Ndryshe, Mozzik së fundi po e shijon jetën e tij me familjen i cili gëzon edhe një vajzë nga lidhja me reperen Loredana Zefi.