fbpx

Mozzik reagon pas vdekjes së vëllait të Unikkatilit: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Tee!”

nga Revista Kosovarja

 

Reperi i njohur Mozzik ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Tee, vëllait të Unikkatilit. Në një postim në Instagram, ai ka ndarë një foto nga kënga “E Pavdekshme”, një bashkëpunim mes Unikkatilit dhe Tee, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e të ndjerit.

“Ngushëllime familjes e shokëve! 💔 Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Tee!”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Tee ka prekur shumë ndjekës të hip-hopit shqiptar, duke sjellë reagime nga artistë të ndryshëm dhe fansa të muzikës së Unikkatilit. Tee ishte një figurë e njohur në rrethin e ngushtë të Unikkatilit dhe një zë i vlerësuar në disa projekte muzikore, shkruan Kosovarja.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi shkaqet e ndarjes së tij nga jeta, por mesazhet e ngushëllimit nga kolegët dhe fansat tregojnë ndikimin që ai ka pasur në komunitetin e hip-hopit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]