fbpx

Mozzik uron ndjekësit për muajin e shenjtë të Ramazanit

nga Revista Kosovarja

 

Reperi i njohur Mozzik ka uruar ndjekësit e tij për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Agjërim të lehtë ❤️🙌🏼. Hyni në këtë muaj ashtu si na don Zoti, të lidhur me Të, të sinqertë e gjithmonë të penduar tek i madhi Zot. Zoti na pranoftë secilën lutje e na pastroftë nga secili mëkat e gabim!” – shkroi ai në postimin e tij.

Ky mesazh u prit me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët e vlerësuan urimin dhe mesazhin e tij frymëzues për këtë muaj të shenjtë.

Ramazani është një periudhë reflektimi, adhurimi dhe sakrifice për besimtarët myslimanë, dhe urimet nga figurat publike si Mozzik tregojnë rëndësinë e tij në shoqëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]