fbpx

MPJD: Serbia zgjat paraburgimin ndaj Arbnor Spahiut edhe për 30 ditë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se Gjykata e Lartë e Suboticës ka vendosur të zgjasë për 30 ditë të tjera masën e paraburgimit ndaj Arbnor Spahiut, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025.

Sipas Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, avokati mbrojtës i Spahiut ka konfirmuar se deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore.

Prokuroria serbe po e lidh rastin me ngjarjet në Banjskë, megjithatë, mbrojtja ka dorëzuar dokumentacion që dëshmon se Spahiu ka dalë nga Policia e Kosovës vite para rastit.

Familjarët e tij pritet të vizitojnë të enjten z. Spahiun në Suboticë, ndërsa Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë zyrtare për një vizitë institucionale.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]