fbpx

Mrekulli në spitalin e foshnjave: 14 infermiere shtatzëna njëkohësisht në SHBA

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rrallë dhe e jashtëzakonshme ka ndodhur në qendrën e grave dhe foshnjave të spitalit HSHS St. Vincent në Green Bay, Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, ku 14 infermiere janë shtatzënë në të njëjtën kohë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, duke shpërndarë edhe fotografi të infermiereve të buzëqeshura, të cilat pozonin krenare duke përqafuar barkun e rrumbullakosur.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë,” deklaroi Amy Bardon, drejtoreshë e qendrës, duke shtuar se ky rast ka sjellë shumë emocione dhe entuziazëm mes stafit.

Ngjarja ka zgjuar reagime të shumta pozitive dhe është bërë virale në rrjetet sociale, duke u cilësuar si “mrekulli kolektive” në një vend ku lindja është pjesë e përditshmërisë profesionale të këtyre grave të përkushtuara.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]