Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

MSh-ja refuzon t’i nënshkruajë dy kontrata

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se ka refuzuar të nënshkruajë dy kontrata.

Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga ministri Arben Vitia, në një komunikatë për media, tregoi se është anuluar firmosja e aktivitetit të prokurimit që ka që të bëjë me furnizimin e “produkteve specifike dhe insulina analoge”.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesi për Kosovë “Varus KS SHPK”, e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik që ta furnizojë ministrinë e Shëndetësisë pasi i njëjti operator dyshohet se në të kaluarën i ka falsifikuar disa dokumente.

“Lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga L.E”, me numër të prokurimit: 206-23-1646-1-1-1, përkatësisht lot 1-Interferon beta 1a 22mcg dhe lot 2-Interferon beta 1a 44mcg, Ministria e Shëndetësisë refuzon nënshkrimin e këtyre dy kontratave për shkak se përfaqësuesi për Kosovë i prodhuesit Varus KS SHPK e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik për të furnizuar Ministrin e Shëndetësisë për shkak te ngjarjeve në të cilat ka qenë i përfshirë ky operator në të kaluarën me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Moneytizer Paragrafi 4

Më tej, MSh-ja thotë se autorizuesi “Varus KS ShPK” ka konsideruar se për çështje të integritetit dhe parimeve të etikës, “e tërheq me veprim të menjëhershëm autorizimin”.

“Kjo kontratë është rikthyer te Divizioni i Prokurimit në MSh dhe është kërkuar që të veprohet menjëherë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me barna për pacientët në përputhje me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]