fbpx

“Mund të jetë kandidat e fortë”, kush është Kamala Harris

nga Revista Kosovarja

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, shikohet me shqetësim nga kampi republikan. 

59-vjeçarja, ish-senatore amerikane dhe Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, do të mund të jetë gruaja e parë që do të bëhej Presidente e Shteteve të Bashkuara nëse do të zyrtarizohet si kandidate e partisë dhe do të mbizotëronte në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ajo është personi i parë afro-amerikan dhe aziatik që ka shërbyer si zëvendëspresidente. Mandati i saj trevjeçar e gjysmë në Shtëpinë e Bardhë është karakterizuar nga një fillim i dobët. Sondazhet e fundit theksojnë se Harris mund të jetë kandidate e fortë kundër Trump.

Disa demokratë besojnë se Harris mund të aktivizojë grupet me prirje demokratike, entuziazmi i të cilëve për Biden është zbehur, duke përfshirë votuesit me ngjyrë, votuesit e rinj.

Harris do të merrte përsipër paratë e mbledhura nga fushata e Bidenit dhe do të trashëgonte infrastrukturën e fushatës, një avantazh kritik me vetëm katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve më 5 nëntor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]