Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Protesta e fermerëve, Haradinaj: Qeveria me qasje armiqësore po godet prodhuesit vendorë

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së fermerëve të qumështit, të cilët sot u mblodhën para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën me të cilën po përballen.

Mbi artikull

Fermerët kanë thënë se po rrezikohen të falimentojnë, pasi grumbullimi i qumështit është ndalur tash e katër ditë, situatë kjo që ka ardhur pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë në detyrë për qasje, siç e ka quajtur ai, armiqësore ndaj prodhuesve vendorë, duke thënë se kjo po godet drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë e vendit, raporton Klankosova.tv.

“Pamjet e derdhjes së qumështit nga fermerët në lumenj dhe në rrugë janë të dhimbshme dhe shqetësuese. Si pasojë e vështirësive të krijuara në shitjen e prodhimit të tyre, fermerët po detyrohen të ndërmarrin edhe veprime të tilla ekstreme në shenjë proteste”, ka deklaruar Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka bërë thirrje që institucionet të ndërhyjnë urgjentisht, të dëgjojnë kërkesat e fermerëve dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara, duke theksuar se ata duhet të trajtohen si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria në detyrë, me qasje armiqësore, po godet direkt prodhuesin vendor, mirëqenien e fermerit, familjen e tij dhe gjithë ekonominë tonë. Ftoj institucionet të reflektojnë dhe t’i marrin seriozisht kërkesat e fermerëve dhe t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara. Të mos i trajtojnë si kundërshtarë, por si partnerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, shkroi Haradinaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]