fbpx

Mungon pozita, dështon shqyrtimi i projektligjit për pensionet e policëve

nga Revista Kosovarja

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka dështuar të shqyrtohet sot projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë dhe punonjësve të inspektoratit policor, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka folur pas mbledhjes së komisionit për çka tha se shumica ka bojkotuar një temë siç tha ai, me kaq rëndësi.

Sipas tij, mosha e pensionimit të policëve duhet të jetë nga 55 në 57 vjeç.

“Pushteti ka bojkotuar temat e rëndësishëm për Policinë e Kosovës Video. Ky ligj do të mundësonte angazhimin dhe forcimin e të rinjve në polici, implementimi i këtij ligji për pensionimin e parakohshëm dhe do të sjelltë freski në PK pasi do ti hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja. Sot e kam pas në komision këtë temë dhe pushteti apo pozita e ka bojkotuar”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]