fbpx

Murati për 100 eurot: Dola në market, pashë një gjallëri

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ka parë efektet e ekzekutimit të pagesave nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Duke u përgjigjur në pyetjen, se çfarë i ndihmon shuma 100 euro qytetarët e shtresave të ulëta në Kosovë, ai ka thënë se kjo shumë është që sadopak të lehtësojë gjendjen.

“Asnjë cent i Trustit nuk shkon tek pensionistët. Ata nuk kanë trust. Këto para që kemi shpërndarë, numri total i studentëve është rreth 80 mijë. Shkojnë tek 80 mijë studentë. Tek 220 mijë persona kanë shkuar sot tek sektori privat. Nuk zgjidhet problemi, por sadopak ka lehtësim. Nuk është esenca me zgjidh problemi me 100 euro. Nuk zgjidhet. Por me ndihmu”, tha ai në DPT te Fidani në T7.

Tutje ai ka thënë se sot kishte parë gjallëri më të madhe në market.

“Sot kesh në market dhe e pashë një gjallëri. Familjet që jetojnë me nga një pagë, e kanë vështirë me zënë muji-mujin. Pra pak i kemi ndihmuar. Këto janë për muaj. Për kategoritë e asistences sociale ka rritje gjatë tërë vitit”, shtoi Murati.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]