Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Po, duhet të pini ujë me stomakun bosh

nga Revista Kosovarja

Historikisht, japonezët e kanë përdorur ujin si metodë për kurimin e shumë sëmundjeve si dhimbja e kokës, dhimbje të trupit, probleme me zemrën, artritin, epilepsia, yndyrna të tepërta, azëm, bronkit, probleme të veshkave dhe traktit urinar, vjellje, gastrit, diarre, diabet, sëmundjet e syve, mitër, sëmundje të veshëve dhe fytit.

Praktikisht për gjithçka, por sekreti i tyre qëndron diku tjetër. Tek fakti që e konsumojnë ujin me stomakun bosh. Me siguri e keni dëgjuar si këshillë të paktën një herë në jetë, por si duhet ta konsumoni fiks?

1.Sapo të zgjoheni në mëngjes, përpara se të lani dhëmbët, pini 4 gota me 160 ml ujë secila.

2.Më pas lani dhëmbët, por bëni kujdes të mos hani për 45 minuta.

Moneytizer Paragrafi 4

3.Pasi të hani mëngjes, drekë ose darkë, mos hani ose pini asgjë për 1-2 orë.

4.Më të moshuarit dhe individët e sëmurë, nëse nuk pijnë dot 4 gota, mund ta nisin gradualisht pirjen e ujit, derisa të arrijnë të pijnë 4 gota çdo mëngjes.

Kjo metodë trajtimi nuk ka efekte anësore. Është shumë mirë nëse e praktikoni çdo ditë, pasi kështu bëheni më të shëndetshëm.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]