fbpx

Murati: S’ka marrëveshje me opozitën për me na zgjatë mandatin

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur sot për situatën aktuale politike dhe mungesën e lëvizjes për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Murati tha se nuk ka asgjë të re në horizont, ndërsa reagoi me ironi ndaj qëndrimit të opozitës, e cila sipas tyre po refuzon shpërndarjen e Kuvendit dhe po zvarrit situatën politike.

“Për besë nuk kemi marrëveshje me opozitën që me na zgjatë kaq shumë mandatin. S’di pse,” u shpreh Murati.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi edhe kryeministri Albin Kurti kishte lënë të kuptohej se bllokimi po vinte nga opozita, ndërkohë sot mbahet tenativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]