fbpx

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, Kuvendi mund të konstituohet që nesër

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka qenë i pari nga radhët e partisë në pushtet që ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën e konstituimit të Kuvendit.

Murati tha se vendimi i Kushtetueses konfirmon se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën dhe si i tillë, mund të përdoret për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë dhe kryhet kjo punë,” shkroi Murati.

Deputeti i VV-së përmendi tri pika që sipas tij janë konfirmuar nga Gjykata: Votimi i fshehtë është kushtetues dhe i lejueshëm, Të gjitha partitë duhet të angazhohen për konstituimin e Kuvendit, Të gjithë deputetët kanë për obligim të marrin pjesë në votim.

Murati tha se këto qëndrime janë mbrojtur nga VV që nga dita e parë dhe tani, sipas tij, ato janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]