fbpx

Mus me luleshtrydhe për 5 minuta

nga Revista Kosovarja

Përbërësit: 300 g luleshtrydhe, 130-150 g sheqer, 1 e bardhë veze në temperaturë ambienti, 7-8 luleshtrydhe për t’i vendosur në fund të gotave

Përgatitja: Luleshtrydhet, të pastruara nga gjethet(300g), të lara dhe të thara, i ndajmë në copa të vogla dhe i grijmë bashkë me sheqerin në grirësen e
frutave. I lëmë mënjanë. Të bardhën e vezës e rrahim me rrahësin elektrik të vezëve që të bëhet marengë. Në robot ose në një tas, duke përdorur rrahësin elektrik, rrahim luleshtrydhet e grira me sheqerin dhe të bardhën e vezës marengë derisa të bëhen mus (krijohet një masë si shkumë). Musin e ndajmë nëpër gota, ku kemi vendosur disa copa luleshtrydhesh dhe e lëmë në frigorifer për 30-40 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]