Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës një “cirk” dhe ka kritikuar oraret e vonshme të mbledhjeve, duke cituar se në orën 22:15 ka marrë një ftesë për një mbledhje që supozohej të niste në orën 22:10.
”Cirku në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në këto orë të vona.Në orën 22:15 më vjen ftesa që mbledhja e komisionit fillon në orën 22:10.Mbledhja e komisionit do të mbahet:Të enjten, më 5 dhjetor 2024, në orën 22:10, në sallën N-10, ndërtesa e Kuvendit”, ka shkruar Musliu.
Madje, ajo e ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëparshme që kritikojnë mbajtjen e seancave gjatë natës.
Mos i harroni ato qjerrjet e Albin Kurtit; “Po mani seanca natëëëëën”, ka shkruar Musliu.