fbpx

Musliu me fjalë ofenduese Kurtit: Je psikopat, rrenc e mashtrues

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është treguar e ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese.

Teksa ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të kryeministrit të para disa viteve kur ishte opozitar e ku fliste për Musliun, kjo e fundit i është drejtuar Kurtit me fjalët “psikopat, rrenc e mashtrues”.

“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhur në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata me dëgjuar e me besuar. Psikopat bre!”.

“Ama duhet me qenë psikopat me i besuar një psikopati. Ju ka hupë topi, ju kanë kthyer propagandës. Rrenc, mashtrues!”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]