fbpx

Musliu: Në emër të presidentes Osmani më ka dërguar letër Prindon Sadriu

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka treguar për një letër që ia kishte dërguar bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, në një zarf me emrin e të parës së vendit.

Musliu tha se në letër kishte kërcënime me padi nga Prindon Sadriu në lidhje me një deklaratë të saj.

“Shkoj e hapi sirtarin ku na vjen posta dhe shkruan për Ganimete Musliun nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. E marr ta hapi. Kur e çeli e kam kërcënimin se do të më padisë Prindon Sadriu mua se e kam dhënë një deklaratë, ku kam thënë se Prindon Sadriu s’ka pasur të drejtë ta veshë uniformën në Defender 2020 a 2021. Dhe ai po do të më padisë mua në emër të presidentes”, u shpreh Musliu në Rubikon të Klan Kosova.

Sipas Musliut, bashkëshorti s’ka të drejtë ta përdorë emrin e presidentes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]