Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se jeta e Faton Hajrizit do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë.
Musliu përmes një shkrimi në “facebook” i ka shprehur ngushëllime gjithë familjarëve e miqëve të Faton Hajrizit.
“Pusho në paqe Faton. Jeta jote do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive.
Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi”.