fbpx

Musliu: Zhyll Kuvendi, zhyll Qeveria

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka publikuar disa foto benda hapësirave të Kuvendit të Kosovës, saktësisht në sallën e deputetëve.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se si është mbuluar nga papastërtia dyshemeja e kuvendit.

Ajo po ashtu kërkoi me urgjencë inspektor sanitar.

“Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektor sanitar. Kjo gjendje është mjeruese. Zhyll Kuvendi, Zhyll Qeveria”, ka shkruar Musliu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]