fbpx

Muss me çokollatë

nga Revista Kosovarja

Për të freskuar trupin nga këto ditë me temperatura të ngrohta, ju propozojmë përgatitjen e ëmbëlsirës së ftohtë që do të ju relaksoj pas qdo dite të lodhshme.

Për 8 gota të vogla:

150g çokollatë e zezë (minimumi 60% kakao) • 50g çokollatë me qumësht • 200ml pana • 3 vezë në temperaturë ambienti • 3 lugë sheqer • fruta të freskëta për zbukurim

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të vogël hedhim çokollatën e grirë në copa, bashkë me panën dhe i vëmë në flakë të ulët që të shkrihen duke i përzier me lugë druri, por pa e lënë të marrë valë. Fikim zjarrin dhe e lëmë të ftohet.

2. Ndajmë të verdhat nga të bardhat dhe këto të fundit i bëjmë marengë me 3 lugët e sheqerit që i shtojmë një nga një pasi të bardhat të jenë rrahur plotësisht.

3. Kur çokollata të jetë ftohur, shtojmë një nga një të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me rrahëse vezësh me dorë. Shtojmë këtu 2 lugë nga të bardhat e vezëve marengë, i përziejmë me shumë kujdes me lugë druri dhe më pas shtojmë pjesë-pjesë marengën që na ka mbetur. Hedhim kremin nëpër gota dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për të paktën 3 orë derisa kremi të jetë ngrirë.

Duron 2-3 ditë në frigorifer, të nesërmen është akoma më e mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]