Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar bashkpartiakun e tij, Besian Mustafa se pse nuk e lajmëroi atë se do të kandidonte për të parin e partisë.
Por, ky i fundit është treguar ‘paqësor’, derisa nuk ka dashur të flasë shumë lidhur me këtë çështje.
“Pasi këto ishin vlerat e LDK-sa ato duhet kthyer. Unë po flas si LDK, ku të gjithë bartin përgjegjësi për gjendjen në të cilën gjendet LDK-ja. Natyrisht se ne jemi një ekip, si unë si Lutfi, Lumiri e gjithë ekipa LDK. Pra për këtë kam kërkuar që të kemi një ekip të LDK-së”.
“Të gjitha përpjekjet e mija edhe atëherë edhe sot është për të insistuar që heshtja në LDK të thyhet dhe besoj se me këto zgjedhje heshtja shpresoj që të jetë thyer. Kam kandiduar për të thyer heshtjen në LDK. Kjo heshtje në LDK nuk mund të mbizotërojë dhe duhet të përfundojë sa më parë. LDK ka nevojë për dialog me vetveten, me qytetarët, me ish-votuesit dhe votuesit tani. Ky diskutim duhet ta kthejë LDK-në në zhvillimin që kishte në vitin 1989”, tha Mustafa.
Ndryshe, janë 335 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht është bërë e ditur se kush janë kandidatët