fbpx

Myku i lëkurës, shqetësim edhe në dimër

nga Revista Kosovarja

Specialistët: Duhet konsulta për të përcaktuar llojin dhe trajtimin

Edhe gjatë stinës së ftohtë shumë persona ndeshin një infeksion të pakëndshëm, siç është myku i lëkurës që shkakton djegie dhe kruarje të saj.

Sipas mjekes dermatologe Blerta Gjoni në dimër kryesisht ndeshet më shpesh tek pacientët që merren me sport apo palestër.

Ky infeksion që gjendet tek lëkura, thonjtë dhe flokët, por që mund të shfaqet në zona të ndryshme te trupit, kërkon një trajtim të specializuar sipas dermatologes.

Për të shmangur infeksione të ngjashme por dhe problemet në lëkurë, gjatë dimrit specialistet rekomandojnë dushin në mbrëmje dhe jo në mëngjes, për shkak të temperaturave të ulëta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]