fbpx

“Na ka pre mas shpine”, Miss Kosova dhe Shqipëria kërkojnë falje për foton me 3 gishta

nga Revista Kosovarja

Kaluan vetëm pak orë pas publikimit të një imazhi, e përfaqësuesja e Serbisë vendosi menjëherë të hakmerret ndaj bukurosheve shqiptare.

Pasi fotoja duke bërë shqiponjën me duar bëri zhurmë të madhe në media, ajo i vuri në grackë përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë duke publikuar një foto ku kanë pozuar me tre gishta, që simbolizon urrejtjen për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Në një intervistë, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku dhe ajo e Shqipërisë, Frontina Gashi, rrëfyen se si Valentina Petroviq ka hyrë në dhomë e mërzitur teksa iu ka kërkuar ta bëjnë një foto me gishta për t’ia dërguar nënës së saj në mënyrë që t’i tregoi se kanë raport të mirë.

Ato shtuan se e njëjta i ka pre mas shpine, dhe se ky imazh duhej t’i shkonte vetëm nënës e jo mediave.

Më poshtë keni rrëfimin e plotë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]