Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nafta shtrenjtohet sërish, publikohen çmimet e reja të derivateve

nga Revista Kosovarja

Ministria e Industrisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, duke njoftuar për një tjetër rritje të çmimit të naftës.

Mbi artikull

Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.44 euro, që është 1 cent më shumë krahasuar me ditën e djeshme, kur kushtonte 1.43 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.37 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të shitet me çmim maksimal prej 0.61 euro për litër.

Çmimet e derivateve publikohen çdo ditë nga Ministria e Industrisë dhe vlejnë për 24 orë, në përputhje me vendimin për rregullimin e përkohshëm të tregut të naftës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]