Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nis afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, legjislatura e re duhet të formohet deri më 7 gusht

nga Revista Kosovarja

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Mbi artikull

Sipas dispozitave kushtetuese, deputetët duhet të përfundojnë procesin e konstituimit të Kuvendit jo më vonë se 7 gushti, afat që rrjedh nga certifikimi zyrtar i rezultateve zgjedhore.

Deri më tani, subjekti fitues i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka bërë të ditur ndonjë iniciativë konkrete për formimin e institucioneve të reja, ndërsa edhe partitë e tjera politike nuk kanë sinjalizuar ndryshime në qëndrimet e tyre lidhur me bashkëpunimet e mundshme.

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ende nuk ka caktuar datën e seancës konstituive, por ka deklaruar se ajo do të thirret brenda afatit të paraparë me Kushtetutë.

Moneytizer Paragrafi 4

Bazuar në nenin 66 të Kushtetutës dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit nuk nënkupton vetëm mbajtjen e seancës së parë, por edhe përfundimin e të gjitha procedurave të domosdoshme, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]