fbpx

Naim Murseli i shtruar në Psikiatri qe një javë

nga Revista Kosovarja

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash e një javë, pasi gjykata vendosi që t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri në një përgjigje për Klankosova bëri të ditur se nga ekipi mjekësor pritet të kryhet vlerësimi psikiatrik.

Nga aty, ai sot është dërguar në Klinikën e Neurologjisë, i prangosur këmbë e duar.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e 9 qershorit lëshoi urdhëresë që Instituti ta bëjë ekzaminimin psikiatrik dhe kjo është konfirmuar edhe sot për Klankosova nga zëdhënësja, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin.

Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M.”/Klankosova

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]