fbpx

Namazi i Fitër Bajramit falet në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”

nga Revista Kosovarja

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë është falur namazi i Fitër Bajramit.

Besimtarët që ishin mbledhur në këtë objekt fetar uruan njëri-tjetrin për këtë festë, teksa patën mundësi që të ndjekin edhe programin që zgjati afër dy orë.

Në këtë program pos recitimit të Kuranit, pati edhe ilahi nga Egzon Ibrahimi dhe grupi i tij, që mahnitën me zërin e tyre.

Imami i kësaj xhamie, Kushtrim Kelmendi, ka thënë se Muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit.

Kështu Kelmendi, tha mes tjerash në ligjëratën që po jep para faljes së namazit të Fitër Bajramit.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është një mundësi e mirë është një klimë e artë, që besimtarët e shfrytëzojnë që të jenë sa më afër Zotit të madhërishëm, por ata të cilët kanë bërë shkelje kanë bërë ndonjë gjynah, e shohin veten se kanë gabuar, padyshim se dera e pendimit është e hapur”, tha Kelmendi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]