fbpx

Naomi Campbell përballet me akuza për ‘photoshop’ në imazhet nga “Oscars 2023”

nga Revista Kosovarja

Naomi Campbell po përballet me akuza për fotoshop nw në imazhet nga “Oscars 2023”.

Modelja mahniti me pamje me një fustan ngjyrë kremi, por fansat vunë re se fotot ishin shumë të ndryshme nga imazhet e papërpunuara në tapetin e kuq.

Fotografia e parë dukej se ishte e redaktuar, me kokën dhe hundën e Campbell-it që dukeshin shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.

Jo vetëm kaq, por edhe lëkura e Campbellit u zbut dhe u zbardh.

Redaktimi i fotos befasoi shumë fansa teksa ata iu lutën modeles të postonte imazhet origjinale dhe të “normalizonte plakjen”.

“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë”, komentoi një fans.

“Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime”, tha një tjetër.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]