Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naser Mitrovica sjell një surprizë, një hit me zërin brilant

nga Revista Kosovarja

Naser Mitrovica është këngëtar i njohur i skenës muzikore, shkruan Kosovarja.

Mbi artikull

Gjithë jetën thuajse Naseri ia ka kushtuar muzikës dhe këngës. Veçori e tij në këtë rrugëtim është, se ai në skenë i këndon të gjitha gjinitë (rrymat) e këngës, që nga kënga popullore dhe deri tek kënga Hip Hop, muzika e lehtë moderne, klasike, këngët lirike , qytetare, me të cilat këngë, atje ku është prezentuar e ka kënduar ka mbetur i paharruar , duke krijuar atmosferë për të mbajtur në mend.

Ju kujtojmë, se Naseri ka bashkêpunuar e kënduar me këngëtarët më të njohur té skenës shqiptare, si, Dani, Sinan Vllasaliu, Afrim Muçiqi , Vera e Sunaj Saraqi etj.

Moneytizer Paragrafi 4

Vitet e shumta në emigracion kanë bërë që ai të lëviz në të gjitha shtetet, ku ka bashkëatdhetarê, shqiptarë, por kryesisht më i kërkuar është nga shqiptarët që jetojnë në Gjermani , në Zvicër , në Shtetet Skandinave dhe në Kosovë për vetë natyrën e veçantë të zërit të tij brilant.

Naseri në kohën e fundit sikur i êshtê rikthyer muzikës furishëm. Vlen të përmendet, vetëm vitin e shkuar editoi disa këngë , të cilat shpejtë u pëlqyen dhe u bënë hite të dëgjuara gjithandej , si : ‘ Më e mira nuse’ , ‘ E gabuar’ , ‘ Nëna e fēmijëve të mi’ .

Këngëtari i mirënjohur , Naser Mitrivica , sikur s’ mund të jetojè pa muzikën dhe pa prodhuar edhe këngë të reja. Ai gjatë kësaj kohe , anipse kohë pandemie realizoi këngën e klipin , me titull ‘ Si Mitrovica vend nuk ka ‘ .

Këngë kjo, që padyshim do jeté njè surprizë e këndshme për jo vetëm fansat e tij të shumtë , për jo dhe Mitrovicalitë , por për të gjithë ata që e duan , e kanë mall qytetin e minatorëve dhe atyre që kanë kujtime …

E se është kështu, po ua afrojmë ta dëgjoni këngën e tij më të re.

Dëgjim të këndshëm. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]