Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Naser Pajazitaj shpallet sërish fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor Naser Pajazitajn, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, njofton Klan Kosova.

Mbi artikull

Kjo është hera e katërt e dhënies së verdiktit për këtë rast, pasi më parë ishte shpallur dy herë fajtor dhe njëherë i pafajshëm.

Sipas akuzës nga Prokuroria, Naser Pajazitaj e kishte marrë me veturë Donjeta Pajazitajn, duke e dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, në një fshat të Deçanit, ku më pas me e kishte goditur për vdekje me dy plumba në kokë.

Gjykata Themelore në Pejë e kishte liruar të pandehurin nga këto akuza, por me vendim të Gjykatës së Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas rigjykimit, Naser Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm.