Aktori shumë i dashur për publikun Naser Rafuna, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Me humorin karakteristik që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij, ai di gjithmonë si ta tërheqë vëmendjen e ndjekësve.
Së fundmi Rafuna ka postuar një imazh ku krahasoi veten me një aktor tjetër, që ai vetë e cilëson si “me famë botërore” Ervis Prisllaj, shkruan “Kosovarja”.
Gjithashtu ai shpesh përdor rrjetet sociale për të ndarë situata argëtuese nga jeta e përditshme, apo për të ironizuar fenomene aktuale, gjithmonë me një dozë të fortë humori.