Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Navasana: Një ushtrim që hollon shpejt belin

nga Revista Kosovarja

Ushtrimet e belit mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës së tepërt të barkut dhe në formësimin e asaj pjese të trupit

Mbi artikull

Varka është një nga pozicionet në joga dhe është një ushtrim i shkëlqyer për belin, sepse ndihmon në tonifikimin e muskujve të barkut.

Pozicionohuni duke u ulur në dysheme me gjunjë të përthyer dhe shputat drejt në dysheme.

Zgjatni krahët drejt përpara jush, më pas ngrini këmbët nga dyshemeja, transmeton Telegrafi.

Moneytizer Paragrafi 4

Si fillim, ju mund të qëndroni me gjunjë të përkulur në mënyrë që të ruani ekuilibrin.

Mbani pjesën e poshtme të këmbëve në nivel me duart tuaja. Përkuluni pak mbrapa dhe angazhoni bustin duke i mbajtur ende krahët të shtrirë.

Nëse mundeni, në këtë ushtrim të belit, shtrini këmbët lart dhe kështu krijoni një formë V me trupin tuaj.

Mbajeni pozicionin e varkës për të paktën 30 sekonda. Përsëriteni tri herë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]