Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ndahen pas 9 vitesh bashkë prezantuesja dhe futbollisti i njohur

nga Revista Kosovarja

Melisa Sata dhe Kevin Prince Boateng i kanë dhënë fund lidhjes. Marrëdhëniet aspak të mira në çift e kanë shtyrë bukuroshen italiane dhe futbollistin e Monzës që t’i japin fund historisë 9-vjeçare të dashurisë.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar nga dyshja në rrjetet e tyre sociale, ku zbulojnë se pas një periudhe distancimi nga njëri-tjetri kanë vendosur të ndërpresin përfundimisht marrëdhënien e tyre të dashurisë. Melissa dhe Boateng kanë pranuar se asgjë nuk po shkon mirë mes tyre prej kohësh.

Moneytizer Paragrafi 4

Sulmuesi i Monza dhe prezantuesja italiane u martuan në vitin 2016, por prej vitit 2019 marrëdhënia u kris dhe ndarja duket se ka qenë edhe hapi i duhur për ta. Nga martesa e tyre, çifti Boateng ka një djalë, Maddox, të cilin kanë vendosur që ta rrisin së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]