fbpx

Ndahet çifti i njohur nga ‘Përputhen’

nga Revista Kosovarja

Një muaj e gjysmë.

Kaq e ka pasur rrugëtimi i përbashkët dashuror i Gilbertës dhe Ilirit, një nga çiftet që dolën nga programi “Përputhen”, versioni mbi 40 vjeç.

Pas një vere bashkë, ata i kanë ndarë rrugët.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në Instagram, Gilberta.

Teksa ka ndarë me ndjekësit fotografi nga udhëtimi i saj në Kosovë, dikush e ka pyetur se a ka qenë me Ilirin.

Kjo pyetje është bërë shkas që Gilberta të thotë të vërtetën.

‘Jo nuk jam me Ilirin. Jam e lirë e po shijoj verën. E vërteta, e hapur e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë që po jetojnë në atë fazë dhe ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi. Kjo është jeta. E vijojmë para. Kush do na shoqëron’ – ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, fotot mbesin po aty teksa paraqitja e fundit e përbashkët nërrjete sociale mbanë datën 20 korrik.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]