474
Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova, në gusht të vitit 2020 i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren, Suela Muminovic.
Mirëpo, duket se raportet mes tyre janë përkeqësuar.
Me një hulumtim në profilin e Akilit shohim se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, gjithashtu edhe imazhet që i kanë realizuar bashkë janë të fshira nga llogaria e xhudistit, duke lenë përshtypje se mes tyre “kriza” ndoshta ka përfunduar me ndarje.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të një djali të quajtur Mali.