fbpx

Ndahet nga jeta Fikret Ahmedi, një nga profesorët e parë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Dje, me 13 qershor ka vdekur Fikret Ahmedit (1943 – 2025), profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës.

I ndjeri ishte ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, duke qenë një doajen i kësaj fushe dhe një nga themeluesit e traditës akademike në inxhinierinë e ndërtimit në vend.

I lindur në Preshevë, Ahmedi kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Lublanës, si dhe një varg specializimesh ne Rumani, Çeki dhe Poloni.

Profesori kishte botuar disa tekste universitare, udhëhoqi për vite fakultetin dhe laboratorin e Gjeomekanikës, si dhe kontribuoi si ekspert në projekte profesionale inxhinierike të numërta në Kosovë.

Ahmedi për kontributin e tij është nderuar me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot me 14 qershor në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]